Suharekasi dërgohet në emergjencë pa shenja jete
Një person nga Suhareka është dërguar dje (17 gusht) në emergjencë pa shenja jete.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin Mjekësor Ligjor për obduksion.