Vrasja në Bibaj të Ferizajt, suspendohet shefi i ndërrimit të Policisë
Shefi i ndërrimit të policisë në Ferizaj është suspenduar pas vrasjes së mbrëmshme që ndodhi në fshatin Bibaj, nga një zyrtar policor.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Qazim Reka.
“Po, është suspenduar për menaxhim jo të mirë, por jo për rastin. Pra, është suspenduar në lidhje me keqmenaxhim të ndërrimit. Polici i tij është ai që e ka bërë vrasjen”, tha Reka.
Dje në parkingun e një salle dasmash ka ndodhur një vrasje, ku për këtë rast janë arrestuar dy persona, një nga ta zyrtar policor.