Ky është polici nga Ferizaj që dyshohet për vrasjen në Bibaj

Ky është polici nga Ferizaj që dyshohet për vrasjen në Bibaj

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Bibaj të Ferizaj, ku si pasojë e një incidenti në oborrin e një restoranti ku po mbahej një dasmë, një person është vrarë.

Sinjali raporton se personi që dyshohet se shtiu me armë duke e lënë të vdekur një person, është Festim Ramadani, zyrtar policor.

Dorasi dyshohet se ishte jashtë punës zyrtare në momentin kur e kreu krimin, teksa pas asaj është dorëzuar në Polici.

Zyrtari policor dyshohet se privoi nga jeta burrin e tezes së tij, për motive akoma të panjohura.

Shpërndaje në: