Konfirmohet: Zyrtari policor dyshohet se vrau një person në oborrin e një sallë dasmash në Ferizaj

Konfirmohet: Zyrtari policor dyshohet se vrau një person në oborrin e një sallë dasmash në Ferizaj

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se një zyrtar policor e ka vrarë një person në oborrin e një sallë dasmash në fshatin Bibaj të Ferizajt.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Qazim Reka.

Reka ka njoftuar se zyrtari policor është arrestuar dhe në lidhje me rastin është njoftuar prokuroria dhe inspektorati policor.

“Sot me 16.08.2024 , ne ora 19/25 , në rrugën “Engjell Zefi” në fshatin Bibaj komuna Ferizaj, në parkingun e sallës së dasmave ,, Fron Pallac “ ka ndodhur një vrasje , me të marr informacionin, menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalur njësiti policorë reaguese dhe hetuesit, sipas informacioneve fillestare i dyshuari për kryerjen e kësaj vrasje është një zyrtar policor , i cili është arrestuar, në lidhje me rastin është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj dhe Inspektorati Policor, për informata tjera ju informojmë me raport shtese.” – ka deklaruar ai për nacionalen

Shpërndaje në: