Hamza pasi u caktua data e zgjedhjeve: Ju ftoj të gjithëve të bashkoheni me mua për të ndërtuar një Kosovë më të fortë
Kandidati për kryeminsitër i PDK’së, Bedri Hamza ka reaguar pasi presidentja Vjosa Osmani e ka shpallur 9 shkurtin 2025, datë të zgjedhjeve parlamentare.
Hamza përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se nominimin për kryeministër e ka pranuar që të udhëheq me përgjegjësi, transparencë e ndershmëri.
Ai i ka ftuar qytetarët e Kosovës që t’I bashkohën për ta ndërtuar një Kosovë më të fortë, më të bashkuar dhe më të drejtë.
“Kjo është një rrugë që nuk mund ta përshkoj i vetëm. Prandaj, ju ftoj të gjithëve të bashkoheni me mua për ta ndërtuar një Kosovë më të fortë, më të bashkuar dhe më të drejtë. Së bashku mund të bëjmë ndryshimin që kemi pritur.
Është koha për të besuar në të ardhmen tonë dhe për t’u angazhuar që 9 shkurti 2025 të jetë dita kur fillon një kapitull i ri për Kosovën”, shkroi Hamza.
Sot, Presidentja e Republikës ka shpallur datën e zgjedhjeve parlamentare, 9 shkurtin 2025, ditë që do të përcaktojë…
Posted by Bedri Hamza on Friday, August 16, 2024