Caktohet data e zgjedhjeve, Haradinaj: Ta rikthejmë Kosovën në mesin e shteteve normale!
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas caktimit të datës së zgjedhjeve parlamentare të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.
Përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se duhet ta rikthejmë Kosovën në mesin e shteteve normale.
“Aleancë, Nismë, Konservatorë, Intelektualë, Diasporë dhe gjithë ju qytetarë të Kosovës, po vjen koha e ndryshimit. Po vjen koha e bashkimit.
Ta rikthejmë Kosovën në mesin e shteteve normale!
Drejt fitores me 9 shkurt 2025!”, ka thënë Haradinaj.