9 shkurti, Krasniqi: Kjo datë do të shënojë ardhjen e një qeverie të aftë e kredibile në krye me Bedri Hamzën

9 shkurti, Krasniqi: Kjo datë do të shënojë ardhjen e një qeverie të aftë e kredibile në krye me Bedri Hamzën

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka reaguar pas shpalljes së zgjedhjeve me 9 shkurt të vitit 2025.

Krasniqi e vlerësoi si të panevojshme shtyrjen deri me këtë datë.

I pari i PDK u shpreh se “kjo datë do të shënojë ikjen e një qeverie të papëregjegjshme dhe ardhjen e një tjetre, kredibile e të aftë, në krye me Bedri Hamzën”

Postimi i plotë:

Edhe pse si PDK kishim kërkuar që data e zgjedhjeve të rregullta parlamentare të jetë 26 janari i vitit rë ardhshëm, sot Presidentja e Kosovës ka dekretuar 9 shkurtin 2025 si datë kur qytetarët duhet t’u drejtohen kutive të votimit.

Për ne kjo shtyrje është e panevojshme, por tashmë kjo ka pak rëndësi. Mbi të gjitha, e rëndësishme është se tani kemi një datë, e cila do të shënojë ikjen e një qeverie të papëregjegjshme dhe ardhjen e një tjetre, kredibile e të aftë, në krye me Bedri Hamzën.

Siç na e dëshmon edhe historia, me PDK-në dhe Bedriun në timon, Kosova do të rikthehet në rrugën e munguar të zhvillimit, integrimit, partneritetit e miqësisë së mirëfilltë. Është koha që të bëhemi bashkë edhe një herë për Kosovën që e ëndërrojmë të gjithë.

Shpërndaje në: