Gjoshi pasi u caktua data e zgjedhjeve: Kosova do t’ia dalë të triumfojë mbi Albin Kurtin

Gjoshi pasi u caktua data e zgjedhjeve: Kosova do t’ia dalë të triumfojë mbi Albin Kurtin

Betim Gjoshi nga PDK-ja ka reaguar pasi presidentja e vendit caktoi datën e zgjedhjeve.

Gjoshi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook u shpreh se “koha e Albin Kurtit dhe VV-së po mbaron”.

“Gjashtë muaj janë para nesh për të biseduar me qytetarët që kurrë të mos kthehen më 4 vite errësirë, dhunë, terror psikologjik për luftën te dera, shkatërrim të aleancës shqiptaro-amerikane, regres ekonomik, fatura të larta për çdo gjë që konsumojmë”, ka shkruar ai ndër të tjera.

 

Postimi i plotë:

Zgjedhjet u caktuan dhe koha e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes po mbaron.

Gjashtë muaj janë para nesh për të biseduar me qytetarët që kurrë të mos kthehen më 4 vite errësirë, dhunë, terror psikologjik për luftën te dera, shkatërrim të aleancës shqiptaro-amerikane, regres ekonomik, fatura të larta për çdo gjë që konsumojmë.

Kosova do t’ia dalë të triumfojë mbi Albin Kurtin, njeriun që historia do ta mbajë në koshin e plehrave të kombit.

Shpërndaje në: