Armando Broja në bisedime me rivalin e Chelseat – transferimi mund të realizohet në pak ditë

Armando Broja në bisedime me rivalin e Chelseat – transferimi mund të realizohet në pak ditë

Ipswich City raportohet se i ka vënë syrin sulmuesit shqiptar i cili luan te Chelsea, Armando Broja.

22-vjeçari ishte pjesë e skuadrës parasezonale të Bluve, por është jashtë planeve të trajnerit të ri, Enzo Maresca.

Broja ka shënuar vetëm tri gola dhe ka asistuar një herë në 38 ndeshje në të gjitha garat për blutë që nga debutimi për ekipin e parë në sezonin 2019-2020, duke kaluar periudha huazimi te Southampton dhe Fulham.

 

 

Pavarësisht se është kontraktuar me Stamford Bridge deri në vitin 2028, Broja duket se është tepricë ndaj kërkesave.

Sipas gazetarit Stuart Wilson, Ipswich ka bërë një vëzhgim për Brojën, i cili është gjithashtu subjekt i Wolverhampton Wanderers, Milanit , Bologna dhe Monaco.

Mediumi zbulon se The Tractor Boys janë të interesuar për një marrëveshje huazimi, por Blutë preferojnë një largim të përhershëm për lojtarin, të cilin thuhet se e vlerësojnë në 35 milionë euro.

Nizaar Kinsela i BBC ka raportuar se Broja nuk po ‘nxiton’ të kalojë në skuadrën e sapo promovuar.

Megjithatë, ai do të përfitojë nga rritja e kohës së lojës nëse ai transferohet në Ipswich në vend që të luftojë për vendin e tij në Stamford Bridge. /Telegrafi/

Shpërndaje në: