Procesi i votimit për diasporën, KQZ tregon hapat
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën të ditur se ka lehtësuar procedurat për regjistrim dhe votim për procesin e ardhshëm zgjedhor jashtë Kosovës.
Në njoftimin e lëshuar në KQZ thuhet se ndryshimet përfshijnë mundësi të reja dhe më të thjeshta për t’u regjistruar dhe për të votuar.
Pas shpalljes së zgjedhjeve, regjistrimin mund ta bëni në njërën nga këto mënyra: platformës elektronike QR kodi ose postës në kutinë postare të KQZ-së.
Gjatë periudhës së regjistrimit, ju duhet të zgjidhni njërën nga këto mënyra për të votuar:
Të votoni fizikisht në përfaqësi diplomatike të Republikës së Kosovës, vetëm për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës;
Duke dërguar fletëvotimin përmes postës në një nga kutitë postare të hapura jashtë Kosovës nga KQZ;
Duke dërguar fletëvotimin përmes postës në kutinë postare në Kosovë.