Zbulohet në Napoli shtypshkronja që përmbyti Europën me kartëmonedha false, u prodhuan 15 milionë euro
Një shtypshkronjë për prodhimin e kartëmonedhave të falsifikuara u zbulua mëngjesin e 14 gushtit në Napoli, në lagjen Barra që ndodhet në pjesën lindore të qytetit.
Operacioni i policisë italiane që nisi pas një hetimi të Prokurorisë së Napolit që synonte neutralizimin e një organizate transnacionale të dedikuar për falsifikimin e kartëmonedhave të falsifikuara 20, 50 dhe 100 euro çoi në sekuestrimin e 2.7 milionë eurove false.
Karabinierët kryen një kontroll dhe arrestuan një burrë që besohet se ishte përgjegjës për ngritjen dhe menaxhimin e shtypshkronjës klandestine, të ndërtuar në shtëpinë e tij.
Një ndarje nëntokësore plotësisht e mbyllur ishte vendosur prapa garazhit, e aksesueshme ekskluzivisht përmes një muri të lëvizshëm të ndërtuar mbi shina që mund të hapej me një telekomandë. Brenda dhomës u gjet shtypshkronja klandestine e ngritur me vendosjen në seri të 31 printerëve dixhitalë dhe mjeteve të tjera tekniko-grafike.
Nga hetimet sipas A2cnn, u zbulua se shtypshkronja kishte gjeneruar sasi të mëdha kartëmonedhash false në prerjet 20, 50 dhe 100 euro, duke filluar nga viti 2021.
Vlerësohet se shtypshkronja, duke pasur parasysh përhapjen e saj në të gjithë eurozonën, kjo shtypshkronjë kishte monopolizuar rreth 30% të monedhës false në qarkullim, duke prodhuar në total mbi 15 milionë euro.