Osmani thumb Qeverisë? – Gjatë vizitës në ShBA s’kam parë kundërshtime për hapjen e Urës, aleatët po kërkojnë sukses të përhershëm, jo sukses të momentit

Osmani thumb Qeverisë? – Gjatë vizitës në ShBA s’kam parë kundërshtime për hapjen e Urës, aleatët po kërkojnë sukses të përhershëm, jo sukses të momentit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se gjatë takimeve që i ka zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk kanë qenë kundër hapjes së Urës së Ibrit por që kanë kërkuar koordinim.

Gjatë vizitës në Komunën e Vitisë, e para e shtetit ka thënë se ShBA-ja ka kërkuar që bashkërisht të ulën dhe të krijojnë një plan të zbatimit për hapjen e kësaj ure, ajo ka thënë se aleatët e Kosovës po kërkojnë që hapja e urës të të jetë sukses përhershëm, jo sukses i momenti.

“Në takimet e mia me SHBA asnjëherë nuk është thënë se janë kundër hapjes së urës, përkundra janë pro zbatimit të marrëveshjeve në Bruksel, të cilat kanë paraparë hapjen e urës. Po sikurse për çdo temë të sigurisë kërkojnë që institucionet e Kosovës dhe aleatet tanë të sigurisë dhe ta hartojnë se bashku planin e zbatimit, i cili i merr parasysh vlerësimi e sigurisë të Kosovës dhe të aleatëve tanë dhe ju siguroj se në shumicën e rasteve ato janë identike. Dhe në bazë të këtyre vlerësimeve të përbashkëta të përzgjidhet momenti më i volitshme në mënyrë që çështja e urës dhe hapja e saj të jetë sukses i përhershëm, jo sukses i momenti, por sukses si përhershëm”, ka thënë Osmani.

 

Shpërndaje në: