Ramosaj nga liqeni i Radoniqit i kundërpërgjigjet Dejona Mihalit: Hajde notoni argatë të dreqit

Ramosaj nga liqeni i Radoniqit i kundërpërgjigjet Dejona Mihalit: Hajde notoni argatë të dreqit

Në mes VV-së dhe AAK-së së fundi ka një debat të ashpër fjalësh.

Madje nga të dyja anët shpesh herë kanë kaluar edhe deri në ofendime.

Madje së fundi një deklaratë e bërë nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në lidhje me atë që tha ambasadori amerikan se me hapjen e urës së Ibrit në këto momente rrezikohen ushtarët amerikanë.

E pas kësaj reagime të shumta pati nga Vetëvendosje.

Por siç duket kësaj “valle” tashmë i është futur edhe kryetari i Deçanit nga radhët e AAK-së, Bashkim Ramosaj.

Ai ka publikuar disa fotografi mbi lumin Radoniq, derisa pjesëtarët e VV-së dhe të Qeverisë i quajti “argatë të dreqit”.

Ky reagim në lidhje me Radoniqin erdhi pas deklaratës së Dejona Mihalit, që fliste për Radoniqin e Haradinajn në vitin 2017.

Postimi i plotë:

Nër hije, mbi ujë e dielli sipër neshë!

n’Radoniq jam!

“Përfundi” këtij uji ka diqka që e dijnë vetëm ata që s’lan gjë pa bërë kundër lirisë e pavarësisë së shtetit tonë!

Nesje kundër UÇK-së,janë kon bukur do, po e kan humbë luftën!

Me thonë trup e pa hile, Ramushi është pak ma i madhë se UÇK-ja!

,,Hajde notoni ” argatë të dreqit!.

Shpërndaje në: