Pamje nga aksidenti me fatalitet në Suharekë ku humbi jetën një 40 vjeçar

Pamje nga aksidenti me fatalitet në Suharekë ku humbi jetën një 40 vjeçar

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën Prizren-Suharekë.

Si pasojë e këtij aksidenti, ka ndërruar jetë një 40-vjeçar.

Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, shihet se ka pasur edhe dëme të mëdha materiale.

 

 

Njëra nga veturat e përfshira në aksident shihet se ka përfunduar përmbi anësore të rrugës.

“Me datën 15.08.2024, rreth orës 06:16, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën Prizren-Suharekë (Rrafshi i Sopis). Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë përgjegjëse policore të cilët menjëherë kanë dalë në vendngjarje.

Bazuar në informacionet e para në këtë aksident janë të përfshira dy automjete me targa vendore, ku si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se një person ka ndërruar jetë (mashkull  rreth  40 vjeçar ).

 

 

Vdekjen e tij e ka konstatuar stafi përgjegjës i Emergjencës së QMF në Suharekë.

Lidhur me rastin dhe mjetet e përfshira në aksident, janë duke u kryer hetimet nga njësia e Trafikut Rajonal e Prizrenit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë, prokurori i rastit dhe njësitet tjera relevante. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë dërgohen në IML Prishtinë, ndërsa i dyshuari pas marrjes së ndihmës së parë ndalohet për 48 orë në ndalim policor me urdhër të prokurorit të Shtetit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shpërndaje në: