Mbappe fiton trofeun e parë me Realin
Sulmuesi Kylian Mbappe në ndeshjen e tij të parë zyrtare me fanellën e Real Madridit, ka fituar trofe.
Mbappe, i cili u transferua te Reali javë më parë, debutoi me fitoren e Real Madridit 2:0 ndaj Atalantas, të mërkurën mbrëma.
Në ndeshjen e Superkupës së Evropës të luajtur në Varshavë, Reali e nisi sezonin 2024/25 me trofe.
Të dy golat ndaj Atalantas, Real Madridi i shënoi në pjesën e dytë pasi pjesa e parë përfundoi pa gola dhe ishte e barabartë.
Në pjesën e dytë, Federico Valverde e zhbllokoi rezultatin në minutën e 59-të, përpara se Mbappe të shënoj golin e tij të parë në ndeshjen e parë me Realin.
Mbappe realizoi në minutën e 68-të pas asistimit të Jude Bellinghamit për ta vulosur rezultatin e ndeshjes.
Mbappe ishte startues te Reali dhe luajti deri në minutën e 83-të, ku u zëvendësua nga Brahim Diaz.
Në, anën tjetër, mbrojtësi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti ishte i pazëvendësushëm tek Atalanta.