Kajtazi për pushtetin: Këta duan m’i mbyll mediat, ose m’i ba “profesionale si RTK-në”

Kajtazi për pushtetin: Këta duan m’i mbyll mediat, ose m’i ba “profesionale si RTK-në”

Gazetari Vehbi Kajtazi, duke shtjelluar qasjen armiqësore dhe demonizuese të pushtetit ndaj mediave që s’recitojnë tregimin e tyre siç duan vetë, vlerëson se pushteti kërkon ose t’i mbyllë mediat ose “t’i bëjë profesionale si RTK-në”; referuar ngjarjeve të fundit ku transmetuan një lajm të rremë të “Slobodna Bosnës” në lajme qendrore të RTK-së.

“Sot ne Kosove gazetaret jane caku me i shpeshte dhe me i lehte per t’u sulmuar. Prej javesh, koleget e Periskopit dhe Nacionales jane nen sulm se gjoja financohen nga Serbia. Nje person eshte arrestuar sot per kercenim te kolegut, Ermal Panduri. Kercenimet dhe sulmet mbi gazetaret do te vazhdojne gjithmone. Dhe kjo per mu tregon ne nje forme edhe fuqine dhe ndikimin qe kane gazetaret”, ka shkruar Kajtazi.

“Mediat ne Kosove jane me te mirat ne rajon, ndonese kemi shume probleme. Presim sulme te gjithanshme nga ky pushtet. Cillindo gazetar dhe cilendo media kritike te pushtetit, pushteti e konsiderojne armik qe “duhet vrare”. Ama, nuk do t’ia dale. Vetem nje medie, ky pushtet i jep donacione financiare. Te tjerat kerkon t’i mbylle, ose t’i beje ’profesionale si RTK’”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Moti nuk e ka citu pushteti ate matufin italian, Indro Montanelli me ate thenien e famshmshme “Nje gazetar i pasur eshte nje gazetar qe qelb ere, sepse ka shfrytezuar zanatin per te arritur qellime te tjera” 🤣

Kushdo qe e citon kete matuf, ta dini qe nuk merr ere nga gazetaria, etika dhe njerzilleku. Mbi te gjitha eshte marakli ne pare.

Thenia e gazetarit italian, Montanelli eshte shume e famshme. Madje me e famshme se vete ai.

Megjithate shume rralle raportohet per nje dimension tjeter te tij.

Ai ishte pedofil.

Si burre i pjekur, Montarelli kishte blere nje vajze 12 vjeçe eritrease dhe e kishte marre per grua, njesoj siç bejne talebanet ne Afganistan.

Te shpeshta jane protestat ne Milano kunder permendores se tij. Italianet kerkojne qe t’ia rrenojne kete permendore, sepse sipas tyre ai do te duhej te ishte ne burg sa ishte gjalle.

Protesta me e madhe kunder statujes se gazetarit italian eshte mbajtur ne vitin 2020 ne Milano.

Protestuesit e kishin ngjyrosur statujen me ngjyre te kuqe duke ia shkruar mbi te fjalet “racist” dhe “perdhunues” pasi ai ishte martuar me nje vajze 12-vjeçare gjate luftes se Italise në Eritrea në 1935-1936.

Protestuesit kishin bere edhe nje peticion per heqjen e statujes.

Gjate nje interviste te vitit 1969 me gazetaren dhe aktivisten italiane Elvira Banotti, Montanelli kishte thene se ishte i martuar me nje femije sepse “e bleu” ate, qe sipas tij ishte pjese e tradites se rajonit dhe e zakonshme ne mesin e ushtareve te Eritreas.

Kur ishte pyetur se si kishte mundur ta perdhunonte vajzen 12 vjeçe, te quajtur Desta, gazetari nuk ishte pergjigjur duke mbrojtur veten se ishte martuar me te.

Çka po du me thane me kete histori?

Sot ne Kosove gazetaret jane caku me i shpeshte dhe me i lehte per t’u sulmuar.

Prej javesh, koleget e Periskopit dhe Nacionales jane nen sulm se gjoja financohen nga Serbia.

Nje person eshte arrestuar sot per kercenim te kolegut, Ermal Panduri.

Kercenimet dhe sulmet mbi gazetaret do te vazhdojne gjithmone. Dhe kjo per mu tregon ne nje forme edhe fuqine dhe ndikimin qe kane gazetaret.

Mediat ne Kosove jane me te mirat ne rajon, ndonese kemi shume probleme.

Presim sulme te gjithanshme nga ky pushtet. Cillindo gazetar dhe cilendo media kritike te pushtetit, pushteti e konsiderojne armik qe “duhet vrare”.

Ama, nuk do t’ia dale.

Vetem nje medie, ky pushtet i jep donacione financiare. Te tjerat kerkon t’i mbylle, ose t’i beje “profesionale si RTK”.

Shpërndaje në: