500 ushtarë të KFOR-it pjesë e stërvitjes “Ura është shumë larg” – A po i çon mesazh Qeverisë për atë të Ibrit?

500 ushtarë të KFOR-it pjesë e stërvitjes “Ura është shumë larg” – A po i çon mesazh Qeverisë për atë të Ibrit?

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka mbajtur një stërvitje ushtarake shumëkombëshe të titulluar “Ura është shumë larg”.

kfor
Stërvitja e KFOR-it hungarez dhe rumun. Foto: Ministria e Brendshme e Hungarisë

Kjo stërvitje u organizua nga forcat hungareze të KFOR-it në fund të korrikut, ku morrin pjesë afro 500 ushtarë, teksa ajo është cilësuar si shumë komplekse.

Siç shkruan “Hungarytoday”, stërvitja u zhvillua në dy lokacione, me qëllim të përgatitjes për sfidat e sigurisë në Kosovë dhe integrimin e batalionit të manovrimit rumun në Batalionin e Rezervës Taktike.

kfor
Stërvitja e KFOR-it hungarez dhe rumun. Foto: Ministria e Brendshme e Hungarisë

Bëhet e ditur se stërvitja u konsiderua e suksesshme, duke arritur objektivat e saj si për përgatitjen për sfidat e sigurisë në Kosovë, ashtu edhe për integrimin e suksesshëm të batalionit rumun, që iu bashkuar KFOR-it në korrik.

kfor
Stërvitja e KFOR-it hungarez dhe rumun. Foto: Ministria e Brendshme e Hungarisë

Media hungareze shkruan se gjatë stërvitjes, e cila shërbeu si testi përfundimtar për gatishmërinë e misionit të skuadriljes rumune, personeli demonstroi aftësitë e tij luftarake. Stërvitja përfshinte skenarë të ndryshëm kompleks, si misione sigurie në lagje dhe operacione të kontrollit të trazirave. Përfshirja e agjencive të zbatimit të ligjit si EULEX dhe Njësia Speciale Shumëkombëshe (MSU) shtoi shkallën dhe diversitetin e ushtrimit.

 

Çështja e urës është aktualizuar në javët e fundit pasi autoritetet e Kosovës kanë nisur të kryejnë inspektime në urë dhe kanë paralajmëruar hapjen e saj, pavarësisht se faktori ndërkombëtar beson se tani nuk është koha e duhur.

Misioni i KFOR-it ka paralajmëruar se nuk do të hezitojë të veprojë për t’iu përgjigjur zhvillimeve të lidhura me sigurinë, dhe që secili vendim për urën duhet të merret përmes dialogut Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga dialogu në Bruksel.

Shpërndaje në: