Në territorin e Suharekës për dy javë kanë ndodhur 35 raste të zjarreve

Në territorin e Suharekës për dy javë kanë ndodhur 35 raste të zjarreve

Zyrtarët e lartë të Komunës së Suharekës kanë vlerësuar si shqetësuese gjendjen me zjarret në dy javët e fundit. Sipas tyre për dy javë janë regjistruar gjithsejtë 35 raste të zjarreve, të cilat janë shuar fal intervenimit të zjarrfikësve.

Nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Mihrije Suka, në takimin e koordinimit lokal për siguri, ka bërë të ditur se në këto raste ka pasur dëme materiale.

“Në territorin e Komunës sonë kanë qenë 35 vatra zjarri, kryesisht në fusha dhe male, mirëpo falë intervenimit të shpejt dhe angazhimit të shtuar të Njësisë së zjarrfikësve këto vatra kanë shkaktuar vetëm dëme materiale e jo edhe ndonjë dëm tjetër në ekonomitë familjare”, ka njoftuar Komuna e Suharekës.

Sa i përket gjendjes së sigurisë ka raportuar shefi i sektorit të operativës në Stacionin Policor në Suharekë, Bashkim Gashi, i cili ka veçuar se në dy javët e shkuara janë evidentuar 44 raste të aksidenteve në trafik. Sipas tij, kjo ka bërë që të rritet edhe numri i tiketave të shqiptuara, ku janë shqiptuar 1 mijë e 106 tiketa.

Shpërndaje në: