Një person i lënduar dhe 20 vetura të djegura nga zjarri i madh në Fushë Kosovë, policia jep detaje
Një person gjersa ka qenë duke punuar nga pakujdesia ka shkaktuar zjarrin në një objekt dhe më pas janë përfshi nga zjarri 20 vetura.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 01:22, në Fushë Kosovë.
Tutje në raport bëhet e ditur se përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar një person.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, gjersa ka qenë duke punuar, nga pakujdesia ka shkaktuar zjarrin në një objekt dhe më pas janë përfshi nga zjarri 20 vetura. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar”, thuhet në raport.
Ndërkaq, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të cilët kanë arrit ta lokalizojnë zjarrin.
“Lidhur me rastin është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.