“E nderuar, kemi hequr pjesën për Periskopin dhe Nacionalen”- Çka thanë nga Slobodna Bosna një orë para se të rikthenin pjesën kundër dy mediave kosovare

“E nderuar, kemi hequr pjesën për Periskopin dhe Nacionalen”- Çka thanë nga Slobodna Bosna një orë para se të rikthenin pjesën kundër dy mediave kosovare

Gazeta boshnjake “Slobodna Bosna” i konfirmoi përmes emait-it avokates së angazhuar nga Nacionale, Jovana Kisin Zagajac, që kanë hequr pjesën e kontestuar të tekstit ku gazeta Nacionale dhe Periskopi akuzohen, pa asnjë fakt të vetëm e hiç-asgjë, se financohen nga Serbia.

Gazeta Slobodna Bosna: E nderuar, ja linkun e tekstit ku e kemi hequr pjesën e kontestuar nga teksti në portalin tonë, çdo të mirë, Aida.

Në linkun e dërguar në atë kohë Slobodna Bosna e kishte shlyer pjesën e kontestuar, për ta rikthyer pas diku rreth një ore.

Shpërndaje në: