Gazetaria “tallava” e mediumit boshnjak: Pasi e hoqi emrin e Periskopit nga lajmi, e rikthen përsëri
“Slobodna Bosna” fshiu pjesën ku pa as edhe një fakt të vetëm, pa asnjë të dhënë, e hiç asgjë, pretendoi se Periskopi dhe Nacionale janë të financuara nga Serbia.
Në artikullim famëkeq s’gjendej asgjëkundi më Periskopi dhe Nacionale.
Pasi u ruajt si tërësi artikulluar e redaktuar si “Save as PDF” që të jetë në gjendjen siç qe redaktuar, dhe siç mund të shihet, është ora 3:06 e pasdites, data 13/8/2024.
Kjo kishte ardhur në dritën e padisë për shpifje dhe lajm të rremë ndaj Nacionales, për çka edhe avokatja Jovana Kisin Zagajac konfirmoi që teksti i kontestuar është shlyer nga mediumi Slobodna Bosna “në mirëbesim”.
Ndërkohë është kontakuar me Drejtorin e Radio Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla, se çka tash pas shlyerjes së lajmit? Si e komenton që ka transmetuar lajm të rremë në lajme të qendrore të RTK-së?
Gërvalla s’u përgjigj derisa Slobodna Bosna e riktheu pjesën për Periskopin dhe Nacionalen sërish. Koordinim?
“Sa e shoh unë, nuk është edituar”, na u përgjigj në e-mail, Rilind Gërvalla.
Për të treguar që është ri-edituar, vërehet që edhe emri Nacionale është bërë me “bold”,
Siç vërehet në pjesën që ka ruajtir “si PDF” aty në orën 3:06 ku ishte shlyer pjesa për Nacionalen tregohet që në tekst është ndërhyrë “para 27 minutace”.Ndërsa tash, në pjesën e rikthyer, është ndërhyrë sërish “para 33 minutave”.
Po ashtu, edhe përgjigja e Rilind Gërvalla është para 30 minutash.
Tre minutë konsiston diferenca e ri-ndërrimti të artikullit të Slobodna Bosnës dhe kthimit të përgjigjes nga Rilind Gërvalla.