“AKI e përfshirë kokë e këmbë”: Kajtazi reagon pasi ‘Slobodna Bosna’ fshiu lajmin e rremë ndaj Periskopit dhe Nacionales

“AKI e përfshirë kokë e këmbë”: Kajtazi reagon pasi ‘Slobodna Bosna’ fshiu lajmin e rremë ndaj Periskopit dhe Nacionales

Mediumi boshnjak “Slobodna Bosna” fshiu pjesën ku pa asnjë bazë akuzonte median Periskopi dhe Nacionale për gjoja të financuara nga Serbia, lajm ky që ishte dhënë edhe në lajme qendrore të RTK-së.

Gazetari Vehbi Kajtazi reagoi duke vlerësuar se kjo “jo vetëm që tregon që ka qenë lajm i rrejshëm por se është paguar nga Kosova për ta botuar”.

Shkrimi i plotë:

Ai portali i quajtur “Slobodna Bosna” qe pushteti i quante medium kredibil i paska heq emrat e Periskopit dhe Nacionales nga shkrimi i rrejshem se gjoja financohen nga Vuçiqi dhe Radojiçiqi.

Cka kallxon kjo? Kallxon qe shkrimi pos qe ka qene i rrejshem, ai eshte shkruar ne Kosove dhe paguar nga Kosova per ta botuar.

AKI-ja eshte perfshire koke e kembe ne kete rast.

Kete e ka thene ish drejtori i RTK-se Shkumbin Ahnetgjekaj dhe vete vegla e pushtetit, Rilind Gervalla.

Ku mbeti kredibiliteti i ketij mediumi?

Driton Sejdiu mos bon ma kesi sene se marre. Mos u bon lahper!

Shpërndaje në: