Vendimi i MASHT-it për librat, Abdixhiku: Qeveria me 51% asnjëherë nuk arrin të nisë vitin shkollor mbarë

Vendimi i MASHT-it për librat, Abdixhiku: Qeveria me 51% asnjëherë nuk arrin të nisë vitin shkollor mbarë

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka reagur ndaj Qeverisë dhe Ministrisë së arsimit pasi edhe këtë vit furnizimi me tekste shkollore bëhet përmes subvencionimit.

Abdixhiku përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook premtoi se viti i ardhshëm shkollor do të nisë me koeficient 150 për mësimdhënësit tanë, e me tekste shkollore të siguruara nga shteti për nxënësit e Kosovës.

 

Postimi i plotë:

Në shtetin e fundit për nga PISA, Qeveria me 51% pushtet e 12 miliardë euro buxhet, nuk arrin asnjëherë të nisë vitin shkollor mbarë. Sivjet, sikurse vjet, Ministria e Arsimit, në i thënshin ashtu, nuk arrin t’i sigurojë librat për nxënësit. Sikurse vjet, edhe sivjet, prindërit do të maltretohen në radhë të gjata, në procedura të panevojshme burokratike subvencionimi, e përfundimisht dhe në pamundësi blerjeje me kohë të teksteve shkollore për fëmijë.

PAAFTËSIA KUSHTON!
POPULLIZMI KUSHTON!

Prandaj injorojeni propagandën. Shihni problemet elementare me të cilat ju lënë të vetëm në hall. Sa larg jemi nga reforma, kur as edhe një vit të vetëm shkollor nuk arrinë ta nisin mbarë!

Të mbeteni të sigurtë se ky është viti i fundit që familjet, prindërit e fëmijët kosovarë përjetojnë një maltretim të tillë.

Vitin i ardhshëm shkollor do të nisë me koeficient 150 për mësimdhënësit tanë, e me tekste shkollore të siguruara nga shteti për nxënësit e Kosovës.

Ky është zotimi im! 📚
Paga të dinjtitetshme, tekste falas para bankave!

Shpërndaje në: