Bahtiri thotë se nuk po e kupton Bashkimin Evropian për çështjen e Urës së Ibrit

Bahtiri thotë se nuk po e kupton Bashkimin Evropian për çështjen e Urës së Ibrit

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka folur në lidhje me hapjen e Urës së Ibrit, ku ka pasur kritika për bashkësinë ndërkombëtare.

Bahtiri ka thënë se edhe qytetarët serbë kërkojnë hapjen e urës.

“Qytetarët e kërkojnë lirimin e urës. Unë kom kontaktu me shumë qytetarë serbë. Ata e kanë kërku dhe e kërkojnë çdo ditë.” – ka thënë Bahtiri për Klan Kosovën.

“Ju e patë Lista Serbe, shembull, me gjithë atë fuqi që e ka, nuk mujti me i mbledhë as 600 vetë në protestë”.

“Unë nuk po muj me e kuptu ma së pari Bashkimin Evropian”.

Shpërndaje në: