Ahmeti me mesazh të qartë për maqedonasët: Si komb mund të përparoni nëse jeni në harmoni me shqiptarët, përndryshe s’do ekzistoni

Ahmeti me mesazh të qartë për maqedonasët: Si komb mund të përparoni nëse jeni në harmoni me shqiptarët, përndryshe s’do ekzistoni

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti tha se, maqedonasit mund të përparojnë nëse nuk janë në komunikim dhe harmoni me shqiptarët, përndryshe tha se “i gëlltisin serbët, bullgarët dhe grekët”.

Tutje Ahmeti tha se, maqedonasit duke bashkëpunuar dhe bashkëjetuar me shqiptarët, mund ta ruajnë identitetin dhe historinë e tyre, në të kundërtën, Ahmeti tha se, janë të destinuar të mos ekzistojnë fare.

“Maqedonasit si komb mund të përparojnë vetëm duke qenë në komunikim e harmoni të mirë e marrëdhënie me shqiptarët, përndryshe i gëlltisin serbët, bullgarët dhe grekët dhe këtë që ua them unë këtu, ua kam thënë të gjithë përfaqësuesve të politik të komunitetit maqedonas”.

“Vetëm me në duke bashkëpunuar, duke bashkëjetuar, mund ta ruajnë historinë, identitetin e tyre kombëtarë përndryshe janë të destinuar që mos të ekzistojnë fare”, tha Ali Ahmeti.

Shpërndaje në: