Ibrahimi: Drejtorët komunal kërkojnë që shpërndarja e teksteve mësimore të bëhet duke i dërguar drejtpërdrejtë nëpër shkolla

Ibrahimi: Drejtorët komunal kërkojnë që shpërndarja e teksteve mësimore të bëhet duke i dërguar drejtpërdrejtë nëpër shkolla

Kryetari i Ascoacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka thënë se po kërkohet nga drejtorët komunal që shpërndarja e librave të bëhet duke i dërguar drejtpërdrejtë në shkolla.

Ai në një prononcim për Periskopin tha se drejtorët komunal janë pesimist se deri më 1 shtator do të munden të furnizohen nxënësit me tekste shkollore.

“MASHTI do vazhdojë me subvencionimin e teksteve shkollore. Drejtorët komunal të arsimit shprehën brengën që me 1 shtator nxënësit nuk do i kenë të gjitha librat shkollor, bazuar në kohën e shkurtë në dispozicion deri më 1 shtator dhe praktikën e vitit të kaluar. Ka pasur kërkesa nga drejtorët komunal, bazuar në përvojat e tyre, që procesi i shpërndarjes së teksteve mësimore të bëhet duke i dërguar drejpërdrejtë nëpër shkolla sepse MASHTI i posedon të gjitha informatat për nr e nxënësve për secilën shkollë. Përkundër vonesave në procedura nga ministria, drejtorët e DKA-ve u shprehën të gatshëm ta ndihmojnë procesin brenda kompetencave të tyre vetëm që nxënësit të kenë të gjitha tekstet shkollore në ditën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor”, u shpreh ai për Periskopin.

Përfaqësuesit e sindikatës së Arsimit para dy javësh kishin zhvilluar një takim me zëvendësministrin e Arsimit. Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, thotë se kanë kërkuar nga Ministria që t’i furnizojë shkollat me libra.

“Nga ajo kohë e deri më tani nuk kemi ndonjë informacion zyrtar, përveç nga ajo që lexojmë në medie dhe konsideroj se për cilëndo formë, qoftë për t’i dërguar në shkolla, qoftë por t’i dërguar në librari, që do të ishte prapë gabim i përsëritur. Disi jemi duke u vonuar, gjegjësisht MASHTI është duke u vonuar, ngase nuk kanë mbetur edhe shumë kohë për të filluar viti i ri shkollor 2024-2025”, tha Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut./Periskopi

Shpërndaje në: