Edhe një futbollist shqiptar në Premierligë
Brajan Gruda pritet ta vazhdojë karrierën në Angli.
Futbollisti me prejardhje shqiptare do të transferohet në orët në vazhdim tek klubi i Premierligës duke u larguar përfundimisht nga Mainzi.
Lajmin e ka konfirmuar gazetari sportiv italian, Fabrizio Romano.
“Brajan Gruda në Brighton, ja ku jemi. Arrihet marrëveshja që mesfushori gjerman të largohet nga Mainzi për t’iu bashkuar projektit të Brighton & Hove Albion”, shkroi eksperti i transfereve.
Gjithnjë sipas tij, përfaqësuesi i të rinjve të Gjermanisë do të nënshkruajë kontratë afatgjate.
Për kartonin e tij, klubi nga Premierliga do t’i paguajë afro 30 milionë euro.
20 vjeçari qe një kohë është ëndërr e Brightonit pasi atë e kërkon me ngulm trajneri Fabian Hürzeler.
Dhe, duket se kjo ëndërr do të bëhet realitet dhe se futbollistin shqiptar do ta shohim duke luajtur në njërën prej ligave më të forta evropiane.