Zjarri i madh në afërsi të Aeroportit – Brigada e Zjarrfikësve: Dy persona kanë pësuar djegie në fytyrë dhe duar

Zjarri i madh në afërsi të Aeroportit – Brigada e Zjarrfikësve: Dy persona kanë pësuar djegie në fytyrë dhe duar

Detaje për zjarrin afër Aeroportit të Prishtinës ka dhënë Shefi i Brigadës së Zjarrëfikësve, Malë Gashi.

Ai për Periskopin ka thënë se dy persona kanë pësuar djegie në fytyrë dhe duar gjatë tentimit për ta shuar zjarrin.

Gashi tutje ka thënë se zjarri kishte shpërthyer në pjesën e “Go Karting”, që ndodhet në Sllatinë.

“Informata është pranuar rreth orës 01:15 për zjarr në një lokal afarist në rrugën e Aeroportit në Go Karting. Në vendngjarje lokali në fjalë kishte dy pjesë, pjesa e marketit dhe pjesa e garazheve për karting e cila ishte përfshirë e tëra në flakë. Pjesa e maketit nuk është djegur përveç dritareve që janë thyer nga temperatura. Dy persona gjatë tentimit për ta shuar zjarrin kanë pësuar djegie në fytyrë dhe duar dhe janë dërguar në spital për trajtim”, ka thënë Gashi për Periskopin.

Lajmin për zjarrin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se janë përfshirë 20 vetura të parkuara nga zjarri./Periskopi

Nga zjarri i madh afër Aeroportit të Prishtinës, digjen 20 vetura dhe lëndohen disa persona

 

 

Shpërndaje në: