Nusja nga Istogu e raporton në polici vjehrrën e saj
Një nuse ka raportuar në polici vjehrrën e saj.
Policia thotë se nusja ka deklaruar se ajo është ofenduar nga vjehrra e saj.
Rasti ka ndodhur në Istog, ditën e hënë.
“Istog 12.08.2024 – 13:10. Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se është ofenduar nga vjehrra e saj. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.