Skandaloze: Zyrtari i lartë i UNMIK-ut i përfshirë në propagandë kundër Kosovës

Skandaloze: Zyrtari i lartë i UNMIK-ut i përfshirë në propagandë kundër Kosovës

Koordinatori i Zyrës së UNMIK-ut në Veri të Kosovës, Dulje Vicovac është përfshirë në propagandë kundër Kosovës dhe për më shumë me identitet të rremë. Kështu ka bërë të ditur gazetari, njëherësh drejtor i Kanal10, Arben Ahmeti.

Ai ka prezentuar veprimtarinë e Boris Malagurski, një regjisor kanadez me prejardhje serbe i cili është edhe komentator i rregullt  i zhvillimeve politike të “Russia Today”.

Të paktën në njërin nga dokumentarët e shumtë kundër Kosovës të Malagurkit, njëri nga të intervistuarit prezantohet si John Hauthrone , ish-zyrtar i UNMIK-ut.

Kosovo: Can You Imagine? | Boris Malagurski (2009)

Dokumentari kundër Kosovës ku flet John Hauthrone

 

Aty, në këtë dokumentar të vitit 2010, ai flet sesi shqiparët i sulmjojnë serbët vazhdimisht dhe se Kosova është vend i krimit, parregullsisë dhe kaosit urbanistik, raporton gazeta10.

FOTO: John Hauthrone

Për më shumë, i njëjti presupozon se në Kosovë askush nuk kontrollon askë sa i përket ndërtimeve, prej kur është vrarë ish-drejori i urbanizmit, Rexhep Luci. Në hulumtimin që ka bërë Kanal10, ka gjetur se emri John Hauthrone është emri i një filozofi anglez, dhe se asnjëherë brenda administratës së UNMIK-ut nuk ka punuar një zyrtar me këtë identitet. Personi që flet në dokumentar është Dulje Vicovac, që aktualisht është shef politik i Zyrës së UNMIK-ut në Veri të Kosovës.

FOTO: John Hauthrone

Dulje Vivovac, mes tjerash, është mik i Boris Malagurskit, por që të dy kanë edhe diçka të përbashkët. Edhe Vicovac është serb me nënshtesësi kanadeze që punon në UNMIK si staf ndërkombëtar. Në CV-në  zyrtare të Vicovac në LinkedIn nuk jepen më shumë detaje të identitetit të tij, përpos që shkruan që është shef i UNMIK-ut në Veri të Kosovës. /Gazeta10/

Shpërndaje në: