Tërmet në Los Angeles

Tërmet në Los Angeles

Një tërmet i fuqishëm ka goditur në afërsi të Los Angelesit të hënën pasdite, duke dridhur shtëpitë, raporton “BBC’.

Epiqendra e tërmetit 4.4 ballë Rihter ishte në afërsi të “Highland Park”, një lagje në Los Angeles Country jo shumë larg nga shenja e famshme e Hollywoodit.

Dridhjet janë ndier në qytetet fqinje Pasadena e Glendale.
Nuk ka pasur paralajmërime për cunami, kanë thënë autoritetet e SHBA-së.

Nuk është raportuar për dëme apo lëndime.

 

Shpërndaje në: