Nënkryetari Aliu për deputetët e Ferizajt: Me pas dashtë këta, e kishin ndryshuar projektin dhe Hekurudha do futej komplet nën tokë

Nënkryetari Aliu për deputetët e Ferizajt: Me pas dashtë këta, e kishin ndryshuar projektin dhe Hekurudha do futej komplet nën tokë

Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu ka kritikuar disa deputetë pasi që nuk e dinë se “Indrakos SHA” është kompani publike.

Ai ka thënë se idetë për me i ndalë financimet për Ferizajn në mënyrë me pengu ndonjë projekt, deputetēt po janë të gatshëm me e përkrahë Qeverinë.

Ndërsa sipas tij, deputetët e Ferizajt që kanë marrë votat në këtë komunë nuk po dëshirojnë të ndryshojnëprojektin dhe Hekurudha do futej komplet nën tokë.

Sipas nënkryetarit, Ferizaj ka qenë ndoshta komuna e vetme në Kosovë me një bashkëpunim në nivelin më të lartë me Infrakos-in.

 

Njoftimi i plotë:

Merre me mend, ende disa deputetë të Kuvendit të Kosovës nuk e dinë se “ Infrakos SHA” (Hekurudhat e Kosovës )është kompani publike dhe sipas ligjit është nën Ministrinë e Infrastrukturës.

Pojekti për Rehabilitimin gjeneral të linjës së 10-të hekurudhore Leshak- Fushë Kosovë- Ferizaj – Hani i Elezit është projekt i Qeverisë së Kosovës i mbështetur me kredi nga BERZH dhe nga BEI dhe i ndihmuar me grante nga BE-ja.

Bile – bile, Këshilli kombëtar për ivestime që e ka miratuar këtë projekt në vitin 2015, në vitin 2020 është udhëhequr drejtpërdrejt nga kryeministri Albin Kurti ( tash nuk e di nga kush).

Me pas dashtë deputetët e Ferizajt, bazuar në votat që i kanë marrë në Ferizaj, e kishin ndryshuar projektin dhe Hekurudha do futej komplet nën tokë.

Por jo, nuk e kanë bërë dhe as e bëjnë dot këtë sepse s’i pyet kush.

A po, nëse këta kanë ndonjë ide me i ndalë financimet për Ferizajn, nëse dojnë me e anulu apo me e vonu realizimin e ndonjë projekti atëherë po, kanë përkrahës të shumtë në Qeveri dhe në Kuvend.

E ne çka kemi bë në vitin 2018 kur kemi fituar zgjedhjet në Ferizaj?

E kemi kuptuar se në këtë kohë kishte përfunduar gjithçka rreth këtij projekti dhe komuna e Ferizajt nuk mund të ndikonte më në ndryshim të idesë.

Kemi lënë anash këtë vajtim që këta deputetë po e bëjnë sot ( sepse njejtë kemi menduar edhe ne) dhe i jemi përveshur punës.
Kemi bërë zgjidhjet optimale.
Kemi bërë projektet që mund të realizohen.
Kemi bërë projekte cilësore dhe të qëndrueshme.

Kemi qenë ndoshta komuna e vetme në Kosovë me një bashkëpunim në nivelin më të lartë me Infrakos-in.

Asnjë veprim s’e kemi ndërmarrë pa pëlqimin e tyre.

Shi për këtë, sot Ferizaj është model në Kosovë se si duhet trajtuar kryqëzimet e rrugëve lokale me linjën hekurudhore.

E kuptueshme se shumë më lehtë është me sha, me fy e me akuzu e
shumë më rëndë është me punu.

Këta e kanë zgjedhur të lehtën e ne të rëndën.

https://www.facebook.com/share/p/MdWukxeAjfsGq6PE/?

Shpërndaje në: