Stresi nga arratia, kapet tash me artistët kosovarë: U munduat të na bëni dëm këtë verë
Këngëtari Arkimed Lushaj, i cili është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës për përfshirjen në sherrin në një klub nate në Pejë, ka hedhur akuza të rënda ndaj disa kolegëve në Kosovë.
Ai thotë se disa prej tyre kanë ndihmuar në arrestimin e Noizyt si dhe për t’i prishur punë dyshes që të mosperformojnë në Kosovë.
Stresi gjithashtu i paralajmëron ata se nuk do të arrijnë të mbajnë koncerte në Shqipëri.
“Mos harroni se këtu do të jemi dhe e dimë se kush ka ndikuar në këtë çështje për të na bërë dëm. Më e forta është se janë ‘Artistë’. Kuku për ju pas tunelit të Kalimashit…
Ishit të sigurt se pas verës do të keni koncerte nëpër Shqipëri, por pa mua nuk keni për të bërë asnjë datë, meqë qenka puna kështu.
Meqë si k**va jeni munduar të na bëni dëm për këtë verë… Se s’mundeni ndryshe, veç fshehtas. Nuk ka forcë që mundet t’ju garantojë, mbajeni mend”, shkruan Stresi në rrjetet sociale.