Selmanaj: Tash kur zgjedhjet po afrohen, LVV ndez makinerinë e saj të turpshme

Selmanaj: Tash kur zgjedhjet po afrohen, LVV ndez makinerinë e saj të turpshme

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj e ka quajtur skandaloze, të turpshme dhe të pamoralshme konferencën e LVV-së për rastin e Astrit Deharit.

Ai thotë se rasti i Astrit Deharit është rasti që shpërfaqë pafytyrësinë dhe logjikën e turpshme, se çfarë është në gjendje të bëjë një parti politike në rastin konkret Lëvizja Vetëvendosje për të ardhur dhe mbajtur pushtetin.

“Për gati 4 vite në qeverisje, nuk ndërmorën asnjë veprim serioz për t’i indihmuar institucionet e drejtësisë për zbardhjen e këtij rasti, por krejt çka bënë, është se në qeverisjen e tyre për 3 herë radhazi u dogj Instituti i Mjekësisë Ligjore, vendi ku thuhej se ruheshin mostrat e të ndjerit Astrit Dehari.

Deri sot asnjë përgjigje të vetme se kush ia vuri flakën Institutit të Mjekësisë Ligjore? Kush ishin shkaqet dhe shkaktarët? A u vu dikush para përgjegjësisë penale? A dha dikush dorëheqje nga pozitat politike dhe menaxheriale? Përgjigja është e qartë ASKUSH, sepse LVV qeverisë me vendin”.

Tutje, Selmanaj thotë se për katër vite nuk bënë gjë për të, kurse tash kur zgjedhjet po afrohen, LVV ndez makinerinë e saj të turpshme, për ta vu në funksion të plotë për qëllime elektorale dhe politike.

“Për 4 vite nuk bënë gjë për të. Për 4 vite gati se e harruan në tërësi. Kurse tash kur zgjedhjet po afrohen, LVV ndez makinerinë e saj të turpshme, për ta vu në funksion të plotë për qëllime elektorale dhe politike. Rasti Dehari meriton drejtësi,në radhë të parë për familjen e tij dhe popullin e Kosovës. Sa më larg qëndron LVV nga kjo çështje, aq më shumë do i bën nderë familjes dhe drejtësisë kosovare!”, shkruan ai.

Shpërndaje në: