Syla: Kurti i harxhoi 31 milionë në udhëtime, 30 milionë kushton një fabrikë e ujit

Syla: Kurti i harxhoi 31 milionë në udhëtime, 30 milionë kushton një fabrikë e ujit

Gazetari Valon Syla ka reaguar në llogarinë e tij në facebook pas lajmit se Qeveria Kurti shpenzoi 31 milionë euro në udhëtime zyrtare.

Ai ka treguar se me ato miliona do të zgjidhej problemi me ujë për regjionin e Klinës.

Postimi i plotë:

O populli i Albin Kurtit a jeni ngi Vetëvendosje?

Një fabrikë e ujit sikur kjo regjionalja e jonë në Shkabaj ka kushtu 30 milionë, që ja ka zgjidh problemin Prishtinës me ujë 24/7…

Qeveria e Kurtit e ka hongër një kesi fabrike të ujit e pak ma shumë, afërsisht 31 milionë euro veç në udhëtime. Edhe atë nen sakcione pra, pa kryer ndonjë marrëveshje, takim serioz, ose për ta sjell ndonjë investitorë të huaj…

Me këto para, kish mujt me ja zgjidh problemin për shembull regjionit të Klinës e cila ka shumë lumenj por ska ujë të pijshëm ende 24/7.

Ju jeni Social Media Demokratë të VVsë, ose Socialista me Shampanjë. Krejt Qeverisjen e kaluat në Greqi bre dreqi ju hongt, sa të pa përjetum ishit kon.

E ju populli i Albin Kurtit nginu Vetëvendosje, se e keni lyp. Nginu rrast. Bile pa ujë në 36 gradë celcius.

Shpërndaje në: