Murati nuk i mohon shpenzimet astronomike të udhëtimeve, i arsyeton me trajnimet e FSK-së
Front Online ka raportuar të hënën se shpenzimet e udhëtimit zyrtar brenda dhe jashtë Kosovës kanë shënuar rritje gjatë mandatit të Qeverisë Kurti, ku kanë arritur shumën e përgjithshme prej më shumë se 31 milionë euro.
E në lidhje me raportimin ka reaguar ministri i Financave, Hekuran Murati i cili është munduar që të sqarojë këtë situatë duke përfshirë “trajnimet e Forcës së Sigurisë e Mbrojtjes”.
Sipas raporteve të buxhetit, të përgatitur nga Ministria e Financave, shpenzimet e udhëtimit për gjashtë mujorin e parë të vitit 2024 kanë shkuar në 5.25 milionë euro, apo 12% më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Ai madje mediat i quajti “qepuese” në lansimin e këtij raportimi.