Kontrabandë përmes çorapes në burgun e Prishtinës, ShKK jep detaje
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se është arritur që të parandalohet futja e kontrabandës në Qendrën e Paraburgimit të Prishtinës.
Gjatë patrullimit rutinor të perimetrit të brendshëm dhe zonave përreth, zyrtarët korrektues kanë hasur në objekte të dyshimta.
Pas një kontrolli të hollësishëm u zbulua se brenda një çorape të kamufluar ishte tentuar të futej kontrabandë, përkatësisht një telefon me kartelë për mbushje, transmeton lajmi.net.
Kontrabanda e dyshimtë është lokalizuar si dhe janë njoftuar organet kompetente.
Njoftimi i plotë:
Parandalohet Futja e Kontrabandës në Qendrën e Paraburgimit të Prishtinës
Sot, rreth orës 10:00, në Qendrën e Paraburgimit Prishtinë, gjatë patrullimit rutinë të perimetrit të brendshëm dhe zonave përreth, zyrtarët korrektues kanë hasur në objekte të dyshimta.
Pas një kontrolli të hollësishëm, është zbuluar se brenda një çorape të kamufluar ishte tentuar të futej kontrabandë, përkatësisht një telefon me kartelë dhe kabllo për mbushje.
Kontrabanda e dyshuar është lokalizuar, janë njoftuar organet kompetente, ndërsa rasti ka filluar të hetohet nga autoritetet e SHKK-së.
Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e dukurive negative, përfshirë luftimin e kontrabandës dhe substancave narkotike, duke ruajtur sigurinë dhe integritetin brenda institucioneve korrektuese.