Klubi i madh italian ia mësyn Zhegrovës
Edon Zhegrova mund të përfundojë në Serie A gjatë këtij muaji.Ylli kosovar qe një kohë pëlqehej nga Milani, por tash në garë për ta siguruar kartonin e tij është futur një tjetër klub i madh italian.Bëhet fjalë për Romën, e cila po e konsideron seriozisht mundësinë e transferimit të përfaqësuesit kosovar në rast të largimit të Paulo Dybalas, njofton mediumi italian “Corriere della Sera”.
Sulmuesi argjentinas e ka marrë një ofertë të çmendur nga Arabia Saudite: 2 vjet kontratë me 20 milionë euro rrogë në vit në klubin e kontrolluar nga fondi PIF.Në rast se ish-futbollisti i Palermos e Juventusit përfundon në Saudi Pro League, atëherë do t’i hapej rruga futbollistit të Lillet të përfundojë në kryeqytetin italian.
Zhegrova është gati për hapin e radhës në karrierë pasi shkëlqeu në futbollin francez, mbi të gjitha në sezonin e fundit.
25 vjeçari është sot njëri prej futbollistëve më të mirë shqiptarë, ndërsa ofertat për të nga Anglia, Italia, Spanja e Gjermania nuk kanë munguar në vitet e fundit.
Mbetet të shihet nëse “Messi i Kosovës” do të lëvizë nga Franca gjatë kësaj vere apo do të luajë edhe një vit në Lille.