Mbyllet Olimpiada, amerikanët mbretër të sportit

Mbyllet Olimpiada, amerikanët mbretër të sportit

Me një ceremoni madhështorë të organizuar në “Stade de France” uli siparin këtë të diel olimpiada e Parisit 2024.

Në stadiumin e mbushur plot u këndua njëzëri hiti i Edith Piaff “nën qiellin e Parisit”, poshtë balonës me flakën olimpike që qëndroi e ndezur për 15 ditë.

SHBA dominoi për të katërtin edicion radhazi në Lojërat Olimpike të Parisit, duke ndaluar rikthimin e Kinës në majë për herë të parë që pas Pekin 2008.

Në vendin e tretë u rendit Japonia me 20 medalje të arta, e ndjekur nga Australia me 18 dhe Franca me 16, përcjell tch.

Me triumfin e basketbollisteve amerikane në finalen ndaj francezeve, shtetet e bashkuara të Amerikës dolën në vend të parë me 40 medalje të arta, 44 të argjendta e 42 të bronzta, ndërsa Kina fitoi 91 medalje gjithsej.

Kosova u rendit e 73-ta me një medalje te argjendtë e një të bronztë, ndërsa Shqipëria mban vendin e 80-të me dy medalje të bronzta.

Organizatorët e Olimpiadës thanë se Franca ka qenë e bashkuar dhe e lumtur përgjatë dy javëve të mbajtjes së Lojërave Olimpike, ndërsa ka pasur shitje rekorde të biletave me sportdashës nga e gjithë bota.

Shpërndaje në: