Kjo është gjendja e të plagosurit në Prishtinë
Personi që u plagos ditën e së dielës në Prishtinë në rrugën “Anton Qeta”, është në gjendje të mirë shëndetësore.
Madje, pas trajtimit në Qendrën Emergjente, ai është liruar për në shtëpi.
Këtë e bëri të ditur drejtori i Emergjencës, Naser Syla.
“I plagosuri është trajtuar në Qendrën Emergjente, i cili më pas është lëshuar në shtëpi”, tha Syla