Gjuajtje me armë në Prishtinë, një i plagosur

Gjuajtje me armë në Prishtinë, një i plagosur

Një person është plagosur sot rreth orës 06:00 në rrugën “Anton Çetta” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen,  ku dyshohet se nga një person është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.

Shpërndaje në: