Ish-diplomati: Është tradhtar dhe njeri i Serbisë ai që e largon Kosovën nga Amerika dhe NATO
Ish diplomati, Avni Arifi e ka quajtur kryeministrin Kurti mashtrues.
Ai në një postim në Facebook ka thënë se mashtrimet e Kurtit e kanë sjellur NATO-n në pozitën që konsiderohen si faktor destabilizimi.
Sipas tij, Kurti “ua ka pirë trurin një pjesë të popullit me mashtrime”.
Postimi i plotë:
Albi Kurti është mashtrues. Mashtrimet e tij e sollën NATO-n në pozitë që nga ata ne të konsiderohemi si faktor destabiliteti në Ballkan. Kurrë në analizat e NATO-s Kosova dhe Shqiptarët skanë qenë të tillë deri tash. Albin mashtruesi ua ka pi trurin një pjese të madhe të popullit dhe krejt me mashtrime po e dërgon një popull në theqafje. Për 50 vjet i mashtroj Enver Hoxha 5-6 milion Shqiptarë se Amerika Imperialiste, Europa dhe krejt bota janë të këqinj dhe veq ai e Stalini dhe disa ishin të mirë për me përfundu një popull në tragete për Itali të zhveshur nga cdo tipar njerzor. Sot për Albinin të mirë janë vetëm Dejona dhe Vampirat e Enverit dhe një masë pa tru që i shkon mbrapa.
Vetëm një është e vërtetë për patriotizëm. Sot patriot është ai që e ofron Kosovën me Amerikën dhe vendet kryesore të Natos e tradhëtar dhe njeri i Serbisë është pikërishtë ai apo ajo që e largon Kosovën nga vlerat perendimore