Ramadani: Ura nuk do të hapet kësaj here, ndaleni konfrontimin deklarativ me NATO-n

Ramadani: Ura nuk do të hapet kësaj here, ndaleni konfrontimin deklarativ me NATO-n

Ish-inspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka deklaruar se ura e Ibrit nuk do të hapet as kësaj here.

Ramadani përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se pas konfrontimit deklarativ me NATO-n, ura mbetet dështim.

“Fatkeqësisht, Ura nuk hapet kësaj here dhe ekzaltimit deklarativ duhet t’i vjen fundi. Ministrat e deputetët mos të rrinë “nën Urë”! Të kthehen e të punonjë ndonjë gjë në këta muaj të mbetur!
Kur ata kapin ‘pajisjet’ për ta inspektuar Urën, bash në atë moment – për secilin që kupton gjë – u qartësua që komunikimi strategjik me NATO-n ka rënë në pikën më të ulët. Prandaj, s’ka gjë as kësaj here”, ka pohuar ai.

Tutje, ai ka shtuar se “fatkeqësisht, eksponentët e pushtetit (me sjelljet e tyre të papërgjegjshme!) më shumë ndikuan që ura të mos hapet”.

“Përkatësisht, më shumë dëmtuan Kosovën. As hapje ure, as përafrim me NATO. Përkundrazi. Acarim të raporteve me NATO-n pa arritur as të tentohet hapja e urës. Në vend se si njerëz me përgjegjësi shteti të udhëtonin për në Selinë e NATO-s e në kryeqendrat perëndimore, këta “udhëtuan” nën urë për të mbetur simbolikisht “ministra nën urë”! Nuk ka askush guxim që të hap urën me zor”,  ka theksuar ai.

Më tej, ai ka pohuar se duhet të ndalet konfrontimi deklarativ me NATO-n.

Shpërndaje në: