Haxhiu i PDK-së, Kurtit: Pse s’pe merr në menaxhim trafostacionin e Vallaqit?

Haxhiu i PDK-së, Kurtit: Pse s’pe merr në menaxhim trafostacionin e Vallaqit?

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxiu, i është drejtuar me pyetje Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pas mbylljes së zyreve të postës së Serbisë, se pse spo e mbyllë edhe kompaninë shtetërore serbe “Elektroserverin” e cila operon në veri.

Postimi i Haxhiut:

Përse Qeveria Kurti nuk i mbyllë zyret e Elektroseverit në veri dhe nuk e merr në menaxhim trafostacionin e Vallaqit?!

Përtej propagandës elektorale të Kurtit, qytetarët e Kosovës në Veri të Mitrovicës çdo muaj pranojnë faturat e energjisë elektrike nga Elektroseveri i Serbisë, udhëkryqi energjetik trafostacioni i Vallaqit në veri të Kosovës menaxhohet nga Serbia përmes Elektroseverit, përse po heshtet ky realitet faktik?

Qytetarët e Kosovës duhet të informohen drejtë, pse nuk mbyllen zyret e Elektroseverit, a ka dorë GEN-i i Serbisë dhe Martini në lejim të funksionimit të Elektroseverit në Veri dhe menaxhim të udhëkryqit energjetik të trafostacionit të Vallaqit nga Serbia përmes Elektroseverit?!

Pse deputetët e LVV nuk guxojnë ta thonë asnjë fjalë për Elektroseverin, Vallaqin, GEN-in e Serbisë, Martinin, Nagipin dhe hajninë me energjinë elektrike?

Shpërndaje në: