Mushkolaj për lajmin shpifës ndaj Periskopit: A po guxon kush në RTK me marrë masa ndaj atyre që e publikuan
Kryetari i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës, Imer Mushkolaj, ka komentuar heshtjen RTK-së ndaj përgjegjësve që e kanë publikuar lajmin skandaloz, ku janë linçuar Periskopi dhe Nacionale.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka pyetur nëse po guxon dikush të marrë masa ndaj atyre që e kanë publikuar lajmin.
“A po guxon kush në RTK me marrë masa ndaj përgjegjësve për publikimin e lajmit skandaloz – sulmit ndaj dy mediave?”, ka shkruar Mushkolaj.