LDK kërkon hapjen e Urës së Ibrit, VV mundohet të gjejë “qime në ve”
Sa herë që postojnë deputetët apo liderët e opozitës në rrjetet sociale, deputetët e parisë në pushtet angazhohen njëzëri për t’i kundërshtuar.
Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, është marrë me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka cituar një status të Abdixhikut të vitit 2016, që sipas Bajqinovcit atëherë Lumir Abdixhiku kërkonte hapjen e urës së Ibrit në vitin 2016, ndërsa sot, po kërkon të mbahet e mbyllur kjo urë.
Në fakt, ajo çfarë ka kërkuar kreu i LDK-së dhe që është edhe qëndrim zyrtar i partisë është hapja e urës.
“Ura duhet të hapet! Nuk ka dhe nuk njoh pozicion tjetër politik shqiptar në Kosovë mbi këtë çështje tash e një çerek shekulli”, ka shkruar ndër të tjera Abdixhiku.
Ai ka shtuar se hapja e urës pa koordinim me aleatët është konfrontim me ta.