KFOR s’dëshiron të spekulojë për një largim nga ura e Ibrit

KFOR s’dëshiron të spekulojë për një largim nga ura e Ibrit

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha se “nuk duam të spekulojmë për ndonjë skenarë në të ardhmen” nëse institucionet e Kosovës i kërkojnë që të largojë praninë e saj nga ura mbi lumin Ibër.

Qeveria e Kosovës ka thënë se synon të hapë për qarkullim të automjeteve urën mbi Ibër, që ndan Mitrovicën e Jugut me shumicë shqiptare, dhe atë të Veriut me shumicë serbe.

Ushtarët italianë në kuadër të misionit të KFOR-it ndodhen në urën mbi lumin Ibër, ndërsa afër ndodhen edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, që derivon nga Kombet e Bashkuara, për të kontribuar për mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë njerëzit nga komunitetet që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, përfshirë edhe përmes pranisë fikse në urën e Mitrovicës dhe patrullimet e rregullta në zonën përreth”, tha një zëdhënës i KFOR-it për REL.

Shpërndaje në: