Nëna e Faton Hajrizit futet brenda objektit të IML për të parë nga afër trupin e pajetë të djalit
Në objektin e Mjekësisë Ligjore të Kosovës sot po qëndron trupi i Faton Hajrizit, i cili në orët e vona mbrëmë u soll nga Serbia përmes pikës kufitare në Serbi.
Trupi i pajetë i Faton Hajrizit parashihet që të qëndrojë edhe për disa ditë të tjera, deri në përfundim të ekzaminimeve të nevojshme.
E në po të njëjtin vend tashmë janë edhe familjarët e Faton Hajrizit.
Pas një bisede që nëna e tij pati me Arsim Gërxhaliun nga Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe pas disa hyrje-daljeve të avokatit Arianit Koci brenda objektit, tashmë i është mundësuar edhe nënës së tij që të shoh nga afër trupin e pajetë të djalit.
Nëna bashkë me një burrë tjetër që me gjasë mund të jetë babai i Faton Hajrizit kanë hyrë brenda ku edhe gjendet trupi i pajetë.