Paralajmërimi për masa të tjera nga BE, VV’ja luan viktimën: Është për keqardhje

Paralajmërimi për masa të tjera nga BE, VV’ja luan viktimën: Është për keqardhje

Pas paralajmërimit për masa të reja nga Bashkimi Evropian, nëse situata nuk ndryshon, ka reaguar deputeti i partisë në pushtet, Agon Batusha.

Batusha në një prononcim për GazetaBlic thekson se, urat janë simbol i vetë BE-së dhe janë bërë për të lidhur njerëzit, teksa shton se po zbatohet një marrëveshje e arritur kohë më parë në BE.

“Urat janë për të lidhur njerëzit, janë për lëvizje më të lehtë të njerzëve, mallrave dhe shërbimeve. Urat, janë simbol i vetë BE-së. Përtej kësaj, ne po zbatojmë një marrëveshje të arritur kohë më parë po në BE”, tha Batusha.

Batusha thotë se ndjen keqardhje për qasjen e Bashkimit Evropian, pasi sipas tij, me urën e Ibrit po avancohen vlerat humane në Kosovë.

Me këtë urë, ne avancojmë vlerat humane në Kosovë, mbrojmë të drejtat e njeriut, lëvizjen e lirë, demokracionë dhe shtetin e së drejtës. Nëse, BE-ja ka vendosur të jetë kundër vlerave të saj, që janë shtylla e themelimit të saj, atëherë ndjejë keqardhje për këtë qasje të tyre”, tha Batusha.

Kujtojmë se, zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, nuk ka përjashtuar mundësinë që masat e BE-së ndaj Kosovës të shtohen nëse vazhdohet, siç thotë ai, “me hapa të tillë të pakoordinuar e të njëanshëm”.

Në një konferencë për medie të enjten, Stano ka thënë se këto masa mund të zgjaten apo të hiqen varësisht nga zhvillimet e situatës.

“Masat u vendosën vitin e kaluar sepse po ndodhnin gjëra që dërgonin në përshkallëzim dhe në vend të hapave që çonin drejt depërshkallëzimit janë ndërmarrë edhe më shumë hapa të njëanshëm që çojnë në përshkallëzim nga ata njerëz. Ne e kemi thënë atëherë se këto masa mund të zgjaten apo të hiqen pavarësisht zhvillimeve të situatës. Pra, çfarë do të bëjmë? Kemi masa në fuqi dhe këto masa mund të shtohen nëse akterët evropianë pajtohen se ato duhet të shtohen”, ka deklaruar Stano.

Shpërndaje në: