Xhudistët bëjnë homazhe në Gllogjan, Haradinaj: Nderuan Kosovën dhe të gjithë shqiptarët
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se suksesi i Kosovëd në Olimpiadën e Parisit është dëshmi se vendi ynë ka një brez të artë xhudistësh.
Kështu ka thënë Haradinaj me rastin e pritjes që iu ka bërë në Gllogjan Driton Kuka, Majlinda, Distria, Laura, Nora, Akil dhe Loriana.
“Suksesi i Kosovës në Olimpiadën e Parisit është edhe një dëshmi se vendi ynë ka një brez të artë xhudistësh që po i’a lartësojnë emrin kudo në botë, kjo falë punës së mahnitshme të mjeshtrit të madh, Toni Kuka dhe ekipit të tij. Kënaqësi që sot t’i pres në Gllogjan dhe t’i përgëzoj për suksesin.
Faleminderit Driton Kuka, Majlinda, Distria, Laura, Nora, Akil dhe Loriana! Nderuat Kosovën dhe të gjithë shqiptarët”, ka thënë Haradinaj.